UBT News

​Vdekshmëria nga COVID-19, Meta: Shifrat të analizohen nga Komiteti Teknik i ekspertëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i bëri thirrje sot Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë të dhënat e FMN-së mbi vdekshmërinë nga COVID-19.

Meta ka thënë se renditja e Shqipërisë si vendi me vdekshmëri më të lartë në Evropë nga COVID-19, sipas FMN, është një fakt alarmant që duhet të merret shumë seriozisht, për më tepër që Shqipëria është ende me moshë mesatare më të re të popullatës krahasuar me vendet e tjera të BE.

“I bëj thirrje, Komitetit Teknik të ekspertëve dhe autoriteteve të analizojnë me përgjegjësi këto të dhëna, si të rishihen me përgjegjësi të gjitha protokollet, masat për parandalimin dhe trajtimin e pandemisë, në mënyrë transparente dhe bashkëpunuese me qytetarët. Duhen zbuluar dhe eliminuar pikat e dobëta dhe duhet ndërhyrë urgjentisht për të parandaluar këtë shkallë të lartë të humbjeve të jetëve. Jemi ende në valën e pandemisë dhe ndërhyrjet përmirësuese dhe korrigjuese të masave antiCOVID duhet të ndërmerren sa më parë”, tha Meta.

Në 2020-n, vdekjet shtesë ishin mbi 20% më të larta së mesatarja e viteve 2015-2019 sipas një grafiku të fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në “Pasqyrën Rajonale Evropiane të tetorit 2021”.

Exit mobile version