Ish-trajneri i Paris-Saint-Germain Thomas Tuchel është shumë afër që të emërohet si trajner i ri i Chelseat pas shkarkimit të Frank Lampard.
Sipas gazetarit të njohur Fabricio Romano, Tuchel ka nënshkruar tashmë kontratën e tij si menaxher i ri i “Bluve” të Londrës. Marrëveshja është arritur dhe është përfunduar dhe se ai ka qenë gjithmonë opsioni në i preferuar i tyre.
Raportohet se Tuchel tashmë është në Londër dhe ai do të zyrtarizohet si menaxher i ri i Chelseat pasi u nda me PSG-në një muaj më parë.
Frank Lampard u largua pak orë më parë nga Chelsea pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit.