Rreth 34 mijë maturantë në Shqipëri i nënshtrohen sot provimit të parë të gjuhës së huaj. Testi do të zhvillohet në 208 qendra provimesh.
Edhe pse këtë vit pjesa më e madhe e mësimit u zhvillua online, nuk do të ketë reduktim të programit mësimor. Ministria e Arsimit ka rikthyer pyetjet me zhvillim dhe esenë për testet e gjuhës shqipe dhe gjuhës së huaj.
Teza nuk do të ketë pyetje të shkallëzuara sipas niveleve të nxënësve ndërsa edhe këtë vit matura do të zhvillohet sipas protokolleve mbrojtëse antiCOVID, shkruan A2.
Provimet e radhës do të mbahen më 3, 7,11 dhe 15 qershor.