UBT News

​Sonte nis Beerfest

Beerfest Kosova ‘22, rikthehet më 19, 20 dhe 21 gusht, në parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Në njoftimin e festivalit bëhet e ditur se 14 brende vendore dhe ndërkombëtare do të jenë pjesë e këtij edicioni.

“Përveç shumë birrave, pijeve tjera dhe ushqimit adhuruesit e Beerfest do të kenë mundësi të argëtohen me një program fantastik me emra të shquar të estradës tonë dhe DJ me famë ndërkombëtare. Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë janë: MC Kresha, Lyrical son, Minatori, Melinda Ademi, Xuxi, DJ Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Bigbby, Nonejm e shumë të tjerë”, thuhet në komunikatë.

Sipas MODUS Events, edicioni i sivjetmë do të ketë edhe konceptin “Green” të organizmit dhe mbetjet nga kanaqet dhe gotat e plastikës do te dërgohen në riciklim.

Exit mobile version