Shtegu Lëpushë-Theth, i cilësuar si magjia e alpeve shqiptare është kthyer në një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga kalimi i turistëve në këtë shteg, që janë të pasionuar pas alpinizimit.
Ajo shprehet se ecja në shtigjet e shënjuara brenda zonave të mbrojtura është bërë prej sporteve më të dashura të natyrës dhe po aq promovuese të këtyre territoreve. Turizmi Malor është një alternativë e shkëlqyer për të pasionuarit pas alpinizimit.
Thethi, Valbona e deri tek “Bjeshkët e Nemuna” në Shqipëri po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj në të gjitha stinët e vitit..