Vlera e shportës minimale të konsumit në Mal të Zi ishte 793.9 euro në tetor 2022, që është 1.6 për qind më shumë se në shtator, njoftoi agjencia kombëtare e statistikave Monstat.
“Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike arritën në 373,1 euro, që është 1,7 për qind më shumë se në shtator”, thuhet në deklaratën e Monstat-it, përcjellë CdM.me.
Sipas treguesve statistikorë, shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore janë rritur në baza mujore me 1.4 për qind në 420.8 euro.
Shporta e konsumit minimal i referohet konsumit familjar që përfshin produktet dhe shërbimet ushqimore dhe joushqimore, të cilat janë të nevojshme për ruajtjen e jetës dhe kapacitetit të punës së anëtarëve të familjes.