UBT News

​Samiti i NATO-s, delegacioni shqiptar kryesohet nga Edi Rama

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është nisur sot për samitin e NATO-s që do të mbahet në Madrid, si pjesë e delegacionit të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, njoftoi MEPJ.

Ministrja Xhaçka do të zhvillojë takime me homologët e Finlandës, Holandës dhe Norvegjisë.

Në samit do të diskutohen ndër të tjera vazhdimi i mbështetjes ndaj Ukrainës për një afat më të gjatë, si dhe dakordimi mbi Konceptin Strategjik 2022./ATSH

Exit mobile version