Komisioni Ekzekutiv për Fondin Sovran në takimin e tretë me radhë ka diskutuar mbi funksionalizimin e grupit punues përgjegjës për hartimin e projektligjit për Fondin Sovran.
Nisur nga propozimi që derivon nga Koncept Dokumenti i miratuar në Qeverinë e Kosovës, në këtë takim u miratua vendimi për emërimin e Rrezarta Pllanës, koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran.
Pllana do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, si dhe propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran.
Në takim morën pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ajo e Industrisë Rozeta Hajdari, ministri i Financave Hekuran Murati dhe zëvendësministri i Mjedisit Hysen Durmishi.