UBT News

​Romano e konfirmon, ja vendimi i Mbappes

Njëri nga lojtarët që së fundmi ka marrë vëmendjen e mediave është ylli francez i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i cili pritet që këtë verë të largohet nga gjiganti francez.

Lajmi më i ri mbi të ardhmen e Mbappes është që ai do të refuzojë të gjitha ofertat për kontratë të re nga PSG, dhe dëshiron me çdo kusht t’i bashkohet Real Madridit, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Këtë verë ose verën e vitit 2022 kur edhe i skadon kontrata me PSG, Mbappe ka shprehur dëshirën të bëjë realitet ëndrrën e tij që të kalojë në radhët e “Galaktikëve”.

Po ashtu, raportohet që asnjë klub anglez nuk është në garë për shërbimet e yllit 22-vjeçar, ndërsa Real Madridi veçse ka bërë ofertën e parë që besohet të jetë në regjionin e 160 milionë eurosh.

Exit mobile version