UBT News

​Roma e interesuar për Telles

Skuadra italiane, AS Roma ka shprehur interesim në mbrojtësin e krahut të majtët të Manchester United, Alex Telles, raporton “Calcio Mercato”.

Trajneri i ri i “Giallorossit” Jose Mourinho e sheh 28-vjeçarin si zëvendësim ideal të Leondardo Spinazzolas, ku ky i fundit pësoi lëndim në Euro 2020 që do ta mbajë jashtë fushave deri në gjashtë muaj.

Në sezonin e parë me Manchester United, Telles nuk e ka bindur trajnerin Solskjaer me paraqitjet e tij, dhe një marrëveshje huazimi mund të arrihet, nëse Roma paraqet një ofertë të mirë.

Që nga transferimi i tij tek “Djajtë e Kuq”, mbrojtësi brazilian ka bërë 27 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar dy gola dhe gjashtë asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version