UBT News

​Rama: Synojmë rritjen e pagës mesatare në 900 euro

epa10310078 Albania's Prime Minister Edi Rama poses for a photo before the Norway - Western Balkans Renewable Energy Conference in Belgrade, Serbia, 17 November 2022. EPA-EFE/ANDREJ CUKIC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bëri të ditur sot nga plani i qeverisë për rritje të pagave në vend.

Në një konferencë për media pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, kryeministri Rama theksoi se plani ambicioz për rritje pagash, synon që të mundësojë në harkun e këtyre dy viteve 2023-2024, ngritjen e Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Ai tha se ky plan synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh.

“Tanimë kemi në dorë një plan shumë ambicioz, por njëkohësisht mjaftueshëm të arsyeshëm për një rritje pagash, e cila synon të mundësojë ngritjen në harkun e këtyre dy viteve, pra të 2023-it, 2024-ës të Shqipërisë në nivelin e lartë të rajonit. Faktikisht synon të realizojë një target të një page mesatare prej 900 eurosh, që do të thotë se jemi në kushtet e një mundësie të re, një mundësi që do ta shfrytëzojmë maksimalisht në të mirë të njerëzve, në të mirë të familjeve dhe pas rritjes së pagës minimale tani mund të shkojmë drejt rritjes edhe të pagës mesatare, e thashë në dy faza”, theksoi Rama pas mbledhjes së Qeverisës. 

Exit mobile version