UBT News

​Rama niset për vizitë dyditore në Budapest

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se është nisur drejt Budapestit, ku do ta realizojë një vizitë dyditore. Është bërë e ditur se qëllimi i kësaj vizite do të jetë integrimi dhe marrëdhënia dypalëshe.

Raportohet se Rama do të kthehet në Shqipëri më 9 qershor, në ditën kur Kuvendi i Shqipërisë pritet ta mbajë seancën për ta votuar nismën për shkarkimin e presidentit, Ilir Meta.

Në lidhje me këtë çështje, KosovaPress ka raportuar se nisma për shkarkimin e Metës pritet të thellojë krizën politike në Shqipëri.

Edi Rama është përfaqësuesi i lartë institucional, i vetmi të cilin nuk do ta takojë sot kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, i cili po qëndron në Shqipëri për vizitën e parë zyrtare, pas marrjes së detyrës.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Exit mobile version