UBT News

​Policia e Shqipërisë vaksinohet edhe me dozën e dytë

Nga sot në Shqipëri ka nisur faza e dytë e vaksinimit të punonjësve të Policisë, ku pritet të marrin dozën e dytë të vaksinës antiCOVID.

Sipas njoftimit, brenda pak ditëve, punonjësit e Policisë në të gjithë vendin do të marrin dozën e dytë të vaksinës.

“Punonjësit e Policisë janë kategoria më e riskuar, pasi kanë qenë dhe janë gjatë gjithë kohës në vijën e parë të zjarrit në luftën për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftim.

Ndryshe Shqipëria deri më tani ka arritur të vaksinojë 500 mijë qytetarë kundër COVID-19.

Exit mobile version