UBT News

​Pochettino: Jemi gati për ndeshjen me Barcelonën

Mauricio Pochettino thotë që Paris Saint-Germain do të jetë e gatshme të përballet me Barcelonën në ndeshjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

PSG do të udhëtojë në “Camp Nou” për ndeshjen e parë të fazës 1/16-të të martën në “Camp Nou” pasi mposhtu Nicen me rezultat 2-1 në Ligue 1 të shtunën.

Pas ndeshjes, Pochettino theksoi rëndësinë e përballjes së ardhshme kundër Barcelonës, por beson se PSG do të jetë e gatshme për këtë sfidë.

“Ne duhet të jemi gati për Barcelonën”, u tha Pochettino gazetarëve. “Sepse të martën kemi një ndeshje shumë të rëndësishme. Dhe ekipi do të jetë gati për këtë ndeshje. Para së gjithash do të jetë rikuperimi fizik dhe mendor. Është e rëndësishme të rimbushim bateritë. Në një nivel taktik, ne nuk do të jemi në gjendje të punojmë shumë në fushë, por do të jemi në gjendje të përdorim video-inçizimet. Është diçka që ne kemi përgatitur për disa javë, në mënyrë që lojtarët të kuptojnë planin e lojës për këtë ndeshje.”, theksoi në fund ai.

PSG ka fituar gjashtë nga tetë ndeshjet e tyre në Ligue 1 nën urdhërat e Pochettinos.

Exit mobile version