UBT News

​Për tri ditë një mijë e 171 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë tri ditëve të fundit janë kryer dy mijë e 631 teste prej të cilave një mijë e 171 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, prej tyre: Shkup 485, Manastir 87, Kavadar 78, Prilep 61, Ohër 51, Gostivar 49, Veles 43, Tetovë 32, Strugë dhe Shtip nga 29. Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve (një mijë e 171), 275 janë ri-infektime.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit publik njoftojnë për një mijë e 390 pacientë të shëruar. Janë regjistruar dhe tri viktima të cilët e kanë humbur betejën me Covid-19. Numri i rasteve aktive në vend shënon katër mijë e 974.

Exit mobile version