UBT News

​Pasuria jo materiale e arbëreshëve të Sicilisë garon për vlerësimin “European Heritage Label”

Pasuria jo materiale e arbëreshëve të qytezës, Hora e Arbëreshëve, (Piana delgi Albanesi) në provincën e Palermos është një nga 13 kandidaturat italiane që garojnë për vlerësimin “Etiketa e Trashëgimisë Europiane 2023”, (European Heritage Labe).

Qëllimi i këtij vlerësimi është identifikimi i kulturës së përbashkët evropiane e forcimi i sensit të përkatësisë evropiane.

Brenda datës 8 shkurt 2023, një Komision i Posacëm pranë Ministrisë së Kulturës Italiane do të zgjedh dy kandidaturat më të mira për të garuar në këtë vlerësim Europian që brenda datës 1 mars 2023 duhet të dorëzohen pranë Komisionit Europian.

Vetëm një nga propozimet e cdo vendi anëtarë do të meritoi titullin Etika e Trashëgimisë Europiane për vitin 2023, sic është vendosur në urdhëresën 1194 të KE aprovuar më 2011.

12 kandidaturat e tjera vijnë nga qytete, rajone, komuna, muzeume, objekte historike, parqe arekeologjike të ndryshme italiane.

Hora e Arbëreshëve është qyteza më e rëndësishme e arbëreshëve të rajonit të Sicilisë, me mbi 5000 banorë e një histori shekullore që nis pas vdekjes së Skënderbeut e emigrimit të shqiptarëve drejt Italisë së Jugut.

Hora e Arbëreshëve apo Piana degli Albanesi në gjuhën italiane, është ndër qytezat më të populluar me arbëreshë mes 52 qytezave arbëreshe që ka Italia.

Bashkësia e traditave kulturore, këngëve, valleve, zakoneve e ritualeve të festave e ngjarjeve të vecantë të jetës, përbëjnë pasurinë jo materiale të këtij komunitetit i cili identifikohet dhe si një vlerë e përbashkët e bashkësisë europiane që kërkon të vlerësohet dhe me titullin Etika e Trashëgimisë Europiane 2023.

Hora e Arbëreshëve konsiderohet si territori i lindjes së letërsisë arbëreshe me veprën në gjuhën shqipe realizuar më vitin 1592 të Lekë Matrënga “E Mbesuame e Krishterë”.

Është gjithashtu vendi ku në ‘600 u ngrit shkolla e parë europiane ku mësohej dhe gjuha shqipe. “Jemi thellësisht krenarë të jemi ndër 13 kandidaturat e përzgjedhura për të merituar vlerësimin Etiketa e Trashëgimisë Europiane 2023”, ka deklaruar kryetari i Bashkisë së Hora e Arbëreshëve, Rosario Petta.

Nuk është hera e parë që arbëreshët e Italisë prezantojnë pasurinë jo amteriale të tyre për t’ub përzgjedhur si një vlerë e njerëzimit.

Dy vite më parë, më 2020, Komuniteti i Arbëreshëve të Italisë kërkoi njohjen e trashëgimisë kulturore arbëreshe si pasuri jo materiale e njerëzimit.

Katedra e albanologjisë në Universitetin e Kalabrias dhe ajo në Universitetin e Palermos nën koordinimin e Fondacionit universitar “Prof Papas Francesco Solano” të Kalabrias, dorëzua në Komitetin Italian të Helsinkit kandidaturën që ritet arbëreshe të stinës së pranverës të quajtura ndryshe “Moti i Madh” të njihen në listën e pasurive kulturore jo materiale të njerëzimit.

Këto rite përbledhin gjuhën e letërsinë e pasur gojore të arbëreshëve, traditën e “Valles” në festën e Pashkëe, ritet e vdekjes në traditën fetare orientale, traditat ceremoniale të riteve të dasmës, këngë arbëreshe laike e fetare, produkte karateristike të zejtarisë arbëreshe, kostumet e pasura tipike të veshjes së grave, prodhime të artit të endjes, arti i kuzhinës me gatime rituale e tradicionale, si dhe shprehje të kulturës e riteve tipike arbëreshe.

Njohja si pasuri e Uneksos e kulturës arbëreshe “Moti i Madh” synoi vlerësimin e konfirmimin e vlerave shkencore që tiparet arbëreshe kanë luajtur në krijimin e bazës së kulturës së përbashkët antike të Europës.

Kandidatura u shoqërua nga rreth 40 studime tekniko-shkencore të grupeve të punës që inkurajuan procesin procedurial me kërkimet në terren për idenfikimin, zbulimin e përshkrimin e një sërë ritesh e traditash të komunitetit të arbëreshëve të Italisë, gjatë stinës së pranverës.

Sot dy vite më pas, pasuria e kulturës arbëreshe e një qyteze specifike arbëreshe garon të njihet si Trashëgim Europiane. Le të shpresojmë që kësaj here rezulotati të jetë i sukseshëm./Ora News

Exit mobile version