UBT News

​Osmani priti në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim kongresistin amerikan, Ritchie Torres, njëherësh bashkëkryesues i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, të cilin e falënderoi për punën e tij të jashtëzakonshme në mbështetje të Kosovës, si dhe e njoftoi për zhvillimet në vend dhe situatën aktuale të sigurisë.

Në takim me kongresistin Torres, presidentja Osmani vuri theksin në forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe angazhimin e tij për mbështetjen e mëtejme të Kosovës.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani theksoi se kongresisti Torres po e vazhdon trashëgiminë historike të kongresistit Eliot Engel, duke qenë një zë i fuqishëm i Kosovës në Kongresin amerikan.

Kongresisti Torres theksoi se Kosova është mike dhe aleate e palëkundur e Shteteve të Bashkuara dhe se do të punojë afër me administratën amerikane për ta vazhduar mbështetjen për Republikën e Kosovës.

Exit mobile version