Futbollisti brazilian, Neymar thuhet se do të paguhet 430 mijë funte për çdo postim në instagramin e tij që promovon Arabinë Saudite si pjesë e kontratës së tij mega-monetare me klubin e ri Al-Hilal.
Braziliani, i cili aktualisht luan për Paris Saint-Germain në Francë, pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me klubin saudit dhe të bëhet emri i fundit i madh në futboll që do të transferohet në tokën arabe. Ai iu nënshtrua testeve mjekësore të hënën, ndërsa është afër përfundimit të një lëvizjeje prej 100 milionë eurosh.
Sipas gazetës franceze “FootMercato”, e përfshirë në atë shumë tërheqëse është një bonus prej 70 mijë funteve për çdo fitore që mbledh ekipi me bazë në Riad, si dhe 430 mijë funte për çdo postim ose histori që ai vendos në mediat sociale që promovon Arabinë Saudite.
Neymar aktualisht ka 62.5 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale X dhe 212 milionë ndjekës në Instagram.