UBT News

​Mocioni për shkarkimin e kryeparlamentares Nikolla merr vetëm tri vota pro, 78 kundër

Mocioni i opozitës për shkarkimin e kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka marrë vetëm tri vota pro, duke u rrëzuar nga ana e deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët kanë votuar në bllok me 78 vota kundër.

Sipas rregullores së Kuvendit, votimi është bërë i fshehtë dhe në përfundim të tij ka rezultuar se vetëm tre deputetë kanë qenë në favor të mocionit për shkarkim, ndërsa 78 të tjerë kanë votuar kundër, duke mos pasur asnjë abstenim.

Kryetarja e Kuvendit Nikolla, para votimit tha se kërkesa për shkarkimin e saj ka ardhur për shkak të problemeve brenda PD-së. Sipas saj, PD në vend që të shpëtonte shtëpinë e saj, po tenton të shkatërrojë shtëpinë e shqiptarëve.

“Foltorja që rrethoni është e Kuvendit, presioni dhe lufta brenda jush, se kush e ka më shumë armike shumicën, po ndikon për keq në Kuvend. Nëpërmjet shërbimeve të Kuvendit e pranova kërkesën për interpelancë, e solla kërkesën në seancë, e përfshiva në rendin e ditës dhe vijova me seancën. Kurrë të mos ju shkoj ndërmend që e unë do bashkohem me ju që të shkatërroni Kuvendin dhe unë të bëjë sehir. Ju keni hallet partiake, unë Kushtetutën. Në Kuvend opozita nuk kanë vetëm të drejta, por edhe detyra. Keni përdorur 2 fishin e kohës krahasuar me mazhorancën, por nuk jam këtu që t’i lutem çdo njeriu që të votojë”, tha Nikolla.

Exit mobile version