Partia Socialiste në Shqipëri do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare, në një organizim që do të mbahet online, për shkak të masave antiCOVID.
Ky takim pritet të nisë në 17:30 dhe në rend të ditës janë paraparë për diskutim 6 pika kryesore.
Ndër të tjerash në këtë takim pritet të bëhet miratimi i projekt-vendimit për thirrjen e kongresit të jashtëzakonshëm më 12 qershor, si dhe pritet të bëhet analizë e rezultateve të zgjedhjeve të 25 prill në strukturat vendore.
10 ditë më pas, socialistët do të mbajnë kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të partisë.