Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç nuk e konsideron si tradhti miratimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, por si hap për ta shtyrë Malin e Zi drejt pajtimit.
Në lidhje me mundësinë e humbjes së shumicës së qeverisë që drejton, Abazoviç u shpreh se ka kërkuar mbështetjen e të gjithëve për ta formuar, shkruan RTCG.
“Kemi kërkuar mbështetjen e 81 deputetëve, nëse ka shumicë mirë, nëse jo, të gjitha opsionet janë në tavolinë, kjo është e pranueshme për mua. Nuk bëj bujë, nuk e përmend termin tradhti. Ne kemi pikëpamjet tona politike, pohoj se kjo nuk ka të bëjë me Marrëveshjen Themelore”, theksoi ai.
Abazoviç nënvizoi se destabilizimi nuk është një zgjidhje për Malin e Zi.
Ditën e djeshme, partia e presidentit Milo Gjukanoviç, lëshoi një deklaratë këtë të dielë ku theksohet keqardhja për ndryshimin e kursit politik të Malit të Zi, ku përmendet edhe miratimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Sipas DPS, marrëveshja është votuar pa u konsultuar, ka mangësi të shumta që janë shpallur publikisht nga opinioni profesional, përfaqësues të sektorit joqeveritar e subjekte të shumta politike si dhe përbën rrezik për shtetin.
Të premten, qeveria malazeze e drejtuar nga Dritan Abazoviç miratoi Marrëveshjen Themelore, e cila duhet të rregullojë marrëdhëniet ndërmjet Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe.