Derisa Mallorca po lufton për t’i ikur sa më larg zonës së rrezikshme të rënies nga kategoria, Real Madridi nga ana tjetër po kërkon të shkëputet sa më larg Sevillës në kreun e tabelës duke vazhduar kështu ecurinë pozitive në luftën drejt titullit kampion.
Këto dy skuadra do të ballafaqohen sonte në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga. Ky ballafaqim do të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin “Palma de Mallorca”.
Reali vjen në këtë sfidë pas suksesit të madh në Ligën e Kampionëve duke e eliminuar PSG-në me përmbysje të rezultatit.
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi pritet që të luajë nga minuta e parë edhe në këtë ndeshje, pas impaktit pozitiv që ka dhënë prej se u transferua në këtë skuadër nga Lazio.
Këto janë formacionet e mundshme:
Mallorca: Rico, Maffeo, Raillo, Valjent, Costa, Baba, Sanchez, Kubo, Sevilla, Dani, Muriqi.
Real Madrid: Courtois, Carvajal, Militao, Alaba, Mendy, Casemiro, Kroos, Modric, Rodrygo, Vinicius, Benzema.