UBT News

​Lidhja e Vuçiqit me Putinin, deputetja gjermane: BE duhet t’i ngrijë menjëherë bisedimet për anëtarësimin e Serbisë

Pas deklaratës së Aleksandër Vuqiçit gjatë seancës së betimit si president i Serbisë në lidhje me Kosovën, deputetja gjermane, Renata Alt ka kërkuar ngrirjen e menjëhershme të bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare në Bundestagun gjerman, deputetja e Partisë Liberale Gjermane (FDP), Renata Alt, pas deklaratës së Aleksandër Vuqiçit në lidhje me Kosovën për DË-në tha se Vuqiçi tregon se nuk i kushton ndonjë rëndësi normalizimit afatgjatë të marrëdhënieve me fqinjin e tij.

“Tonet e mprehta nga Beogradi e rëndojnë situatën gjithsesi të tensionuar mes dy vendeve. Fakti që Vuqiçi po rrit njëkohësisht bashkëpunimin me Kremlinin dhe nuk pranon t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë është diametralisht i kundërt me politikën e jashtme të BE-së. Prandaj negociatat e pranimit të Serbisë në BE duhet të ngrihen menjëherë”, tha ajo. 

Ndryshe, ditë më parë, presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se Serbia ka arritur me Rusinë marrëveshje të re për gazin, gjë që ka nxitur reagime të shumta.

Serbia mbetet vendi i vetëm në rajon që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë për invazionin ushtarak në Ukrainë.

Exit mobile version