Leximi është veçanërisht i dobishëm për shëndetin mendor. Leximi i klasikëve, si ato të William Shakespeare dhe Charles Dickens, është treguar se lehtëson simptomat e depresionit dhe dhimbjes kronike.
Frazat e pazakonta dhe fjalët e panjohura në veprat e mëdha të letërsisë tërheqin vëmendjen e pandarë të lexuesve, duke nxitur momente vetë-reflektimi dhe duke ndihmuar kështu trurin të kalojë në një shpejtësi më të lartë.
Biblioterapia është t’i shohësh librat si terapi. Nuk ka për qëllim të zërë vendin e mjekësisë, por mund ta plotësojë atë. Është në thelb një rishpikje e një ideje klasike. Grekët e lashtë përdorën poezinë si terapi dhe mbretëresha Victoria gjeti ngushëllim në veprat e Alfred Lord Tennyson kur burri i saj Princi Albert vdiq.
Por ka gjithashtu prova se të apasionuarit e librave priren të jetojnë më gjatë.