Në tregun e brendshëm të këmbimit valuator në Shqipëri, të premten leku shënoi një kthesë, duke forcuar pozitat në raport me monedhat e huaja, pas rënies që pësoi për dy ditë me radhë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0.49 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha evropiane, euroja, u zhvlerësua me 0.14 lekë.
Dollari amerikan u këmbye me 114.22 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 116.77 lekë.
Ndërkohë paundi britanik u zhvlerësua me 1.12 lekë dhe zbriti në kuotën e 138.49 lekë.
Monedha zvicerane këmbehet me 119.59 lekë ose 0.04 lekë më pak se një ditë më parë.