Zinedine Zidane thuhet se dëshiron të ribashkohet me Casemiron nëse ai merr drejtimin e Paris Saint-Germain.
Zidane është cilësuar si një nga favoritët për të marrë drejtimin e skuadrës franceze nëse largohet Mauricio Pochettino në fund të sezonit pas kapitullimit të PSG-së në Ligën e Kampionëve pikërisht përball skuadrës së Carlo Ancelottit.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo kohët e fundit mohoi pretendimet se skuadra e tij kishte qenë në kontakt me Zidanin, i cili ende përflitet se dëshiron ta provojë një aventurë në Francë.
Megjithatë, “El Nacional” raporton se Zidane e ka identifikuar tashmë Casemiron si një blerje ideale për projektin e tij në PSG, me Real Madridin potencialisht të hapur për një shitje për çmimin e duhur.
Raporti shton se Zidane gjithashtu ka sy në një ribashkim me Karim Benzeman, por Florentino Perez heziton të ndajë rrugët me francezin.
Casemiro, tani 30-vjeçar, ka regjistruar 30 gola dhe 28 asistime në 322 paraqitje për “Los Blancos” në të gjitha garat dhe zgjati marrëveshjen e tij me klubin deri në vitin 2025 verën e kaluar.