UBT News

​Kthesë e madhe, pas Dybalas, Interi po e humb garën edhe për Bremer

Juventusi raportohet se ka kaluar Interin në garën për të nënshkruar me mbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.

Braziliani, i cilësuar si mbrojtësi më i mirë i Serie A sezonin e kaluar, thuhej se do t’i bashkohet Interit si një zëvendësues i mundshëm për Milan Škriniar, i cili ka qenë subjekt i disa ofertave nga Paris Saint-Germain.

Megjithatë, për shkak se nuk ka pasur zhvillim në bisedimet mes sllovakut dhe PSG-së, Juve thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje që mbrojtësi Matthijs de Ligt t’i bashkohet Bayern Munichut.

“Sky Sport Italia” raporton se Juve tani është kryesues i garës për Bremerin pasi janë gati t’i ofrojnë Torinos 40 milionë euro plus bonuse, që është 10 milionë euro më shumë se ofertz e ziklatërve.

Raporti shton se Interi është i vetëdijshëm për interesin e Juves dhe shpreson që 25-vjeçartë respektojë marrëveshjen verbale e tij me Interin.

Përveç se i ka ofruar Torinos një çmim më të lartë, Juve gjithashtu beson se mund t’i japë Bremerit kushte më të mira se Interi.

Exit mobile version