UBT News

​Kryetari i ri i PD do të zgjidhet më 22 maj

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Shqipërisë do të mbahen më 22 maj, dhe deri në këtë datë interesat e partisë do të drejtohen nga Komisioni i Rithemelimit.

Gjithashtu Komisioni i Rithemelimit shpalli sot vakancën për kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke shkarkuar nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD, Enklejed Alibeaj.

Në Kuvendin Kombëtar, Komisioni i Rithemelimit vendosi që kreu i ri i grupit parlamentar të PD do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar i PD, i cili do te zgjidhet ditën e sotme.

Exit mobile version