Në ditën e parë të vizitës zyrtare në Kosovë, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është pritur sot në kryeqytet nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Gjukanoviq paraprakisht u prit nga presidentja Vjosa Osmani, derisa do të takojë edhe krerët tjerë shtetërorë.
Kreu i shtetit fqinj po qëndron në një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë. /UBTNews/