UBT News

​Katër vjet nga vdekja e shkrimtarit Dritëro Agolli

Shkrimtari, poeti dhe politikani shqiptar, Dritëro Agolli ka vdekur më 3 shkurt të 2017, në moshën 75-vjeçare.

Agolli vuante prej kohësh nga një sëmundje në mushkëri, ndërsa nuk e kishte ndarë asnjëherë cigaren nga dora.

Veprat e autorit të madh shqiptar, i cili u lind më 13 tetor 1931 në Menkulas të Devollit, u përkthyen edhe në shumë gjuhë të huaja.

I paharrueshëm është edhe romani humoristik “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, që flet për burokratin servil Zylo Kamberi, i cili falë Agollit u bë subjekt filmash dhe këngësh.

Vepra e fundit e tij është libri me poezi “Prit edhe pak”, i botuar vitin e kaluar, e të cilin ia kushtoi bashkëshortes Sadijes.

Përveç krijimtarisë artistike, Agolli u mor edhe me politikë, duke qenë një nga themeluesit dhe më pas deputet i Partisë Socialiste.

Exit mobile version