Greqia do të shpërndajë një total prej 40.000 doza vaksinash antiCOVID-19 për fqinjët e saj Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, tha sot një zëdhënëse e qeverisë së vendit.
“Greqia, në koordinim me Komisionin Evropian, siç bëjnë shumica e vendeve Evropiane për fqinjët e tyre, do të ofrojë vaksina … 20.000 doza për Maqedoninë Veriore dhe 20.000 doza për Shqipërinë,” tha zëdhënësja Aristotelia Peloni në një konferencë shtypi.
Peloni nuk specifikoi se kur do të ndodhte kjo, transmeton Reuters.