Donjeta Sadiku është njëra nga boksierët më të suksesshme të Kosovës ndër vite. Ajo në karrierën e saj ka tituj të shumë vendor dhe ndërkombëtar, në mesin e të cilave edhe dy herë si kampione ballkanike.
Për të arriturat e saj, Federata Evropiane e Boksit do të realizojë një dokumentar. Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Boksit të Kosovës në njoftimin e lëshuar për vizitën që Presidenti i Federatës Evropiane të Boksit.
“Ju njoftojmë se nesër më 10 tetor 2023 në ora 11:00 në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë, Federata e Boksit do të organizojë konferencë me rastin e arritjes së Presidentit të Federatës Evropiane të boksit EUBC z. Ioannis Filippatos me ekipin e tij, i cili ka ardhë të vizitojë Federatën e Boksit të Kosovës dhe njëherit ekipi i tij do të bëjë një film dokumentar me boksieren Donjeta Sadiku dhe për arritjet e boksit Kosovar”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit.