UBT News

​Ëndrra e Shqipërisë për në Kampionatin Botëror kalon përmes këtyre tri ndeshjeve

Për dallim nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur shumë më mirë kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar tri ndeshjet e para në këtë kompeticion dhe kanë shënuar dy fitore dhe një barazim.

Shqipëria me në krye trajnerin Edi Reja ka mposhtur Andorran dhe San Marinon, ndërsa janë mposhtur nga Anglia me rezultat 2-0 në “Air Albania” në Tiranë.

Me stabilitetin dhe formën e mirë të treguar në këto tri ndeshjet e para, Shqipëria shihet si njëra ndër skuadrat pretendente për t’u kualifikuar për në Kampionatin Botëror që zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar.

Me gjashtë pikë të mbledhura, momentalisht ata renditen në vendin e tretë në grupin I, prapa Anglisë që mban vendin e parë me nëntë pikë dhe Hungarisë së vendit të dytë me shtatë pikë.

Nga ana tjetër, kalendari i tri ndeshjeve të radhës duket se është favorizues për kuqezinjtë. Në muajin shtator ata do të ballafaqohen me Poloninë si mysafir dhe pastaj i presin në Tiranë Hungarinë dhe San Marinon.

Por para këtyre ndeshjeve, Shqipëria do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore në muajin qershor kundër Uellsit dhe Çekisë.

Exit mobile version