Një 45 vjeçar është viktima e radhës nga vrasjet në Shqipëri. Në një njoftim për media, Policia në Shqipëri ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, pak orë pas vrasjes që ndodhi në Librazhd.
Policia ka njoftuar se vrasja ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Gjocaj të Peqinit, pas një konflikti për motive të dobëta.
“Shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
Në raportin e fundit, Policia po ashtu tregoi se pas disa minutash ndjekje, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit.