UBT News

​Dumfries drejt Premier Ligës

Interi mund të humbasë Denzel Dumfries pas vetëm një sezoni në Serie A mes interesimit nga disa klube të Premier Ligës, raporton “Daily Mail”.

Mbrojtësi holandez është i hapur të largohet nga Interi për t’iu bashkuar Manchester United për shkak të pranisë së trajnerit të ri Erik ten Hag.

Skuadra e Inzaghit është duke punuar në merkato dhe priten ndryshime të mëdha në ekip. Dumfries dhe Skriniar janë dy emrat e mëdhenj që mund të largohen derisa klubi po punon në blerjen e lojtarëve si Dybala, Lukaku dhe Asllani.

Dumfries erdhi në Inter vitin e kaluar si zëvendësues i Achraf Hakimit, i cili kaloi në Paris Saint-Germain.

Exit mobile version