Skuadra londineze Chelsea synon të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Paris Saint-Germain Kays Ruiz-Atil, raporton “The Sun”.
Trajneri i ri i “Bluve” Thomas Tuchel ia mundësoi debutimin 18-vjeçarit në “Parc des Princes”, sa ishte trajner i PSG, dhe tani po shpreson të bashkohet me të në “Stamford Bridge”.
Krerët e Chelseat thuhet se kanë mbajtur bisedime me agjentët e Ruiz-Atil, ku kontrata aktuale e tinejxherit me kampionin francez skadon në fund të këtij sezoni, dhe po synojnë që të arrijnë sa më shpejt marrëveshje me mesfushorin francez.