Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takluar nipin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar dhe figurës qendrore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Nedim Vlorën.
Begaj e ka falënderuar Nedim Vlorën për të gjithë kontributin që ai ka dhënë jo vetëm për të nderuar figurën e Ismail Qemalit, por për të sjellë në vëmendje kontributin e vyer të të gjithë të parëve të tij në shërbim të kombit.
“U takova sot me Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar dhe figurës qendrore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Nedimi është një pasardhës i denjë i Ismail Qemalit dhe kjo kuptohet më së miri nga pasioni me të cilin ai flet për Atin e pavarësisë së Shqipërisë. Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ndamë së bashku emocionet që i paraprijnë natyrshëm ardhjes së kësaj date të shënuar. E falënderova Nedim Vlorën për të gjithë kontributin që ai ka dhënë jo vetëm për të nderuar figurën e Ismail Qemalit, por për të sjellë në vëmendje kontributin e vyer të të gjithë të parëve të tij në shërbim të kombit tone”, ka shkruar Begaj.