UBT News

​Begaj: Shqipëria në mbështetje të popullit ukrainas

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj përcolli sot një mesazh solidariteti dhe respekti për lidershipin dhe trimërinë e popullit ukrainas, në 1-vjetorin e agresionit brutal ushtarak rus ndaj Ukrainës.

Presidenti u shpreh se Shqipëria me vendosmëri do të vijojë mbështetjen e popullit ukrainas.

“Sakrifica dhe qëndresa e popullit ukrainas për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial janë frymëzuese për mbrojtjen e paqes, lirisë dhe vlerave demokratike. Shqipëria me vendosmëri do të vijojë mbështetjen e popullit ukrainas. Shqipëria është me ju”, theksoi Presidenti Begaj.

Exit mobile version