UBT News

​Bebe Rexha mbi 50 milionë dëgjues brenda një muaji në Spotify

Bebe Rexha është një prej artisteve shqiptare më të suksesshme në mbarë globin. Kënga e saj “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan ishte një prej projekteve muzikore më të suksesshme në arenën ndërkombëtare vitin e kaluar.

Kënga po vazhdon të jetë një prej këngëve më të dëgjuara edhe këtë vit, pasi aktualisht është kënga e katërt në Top 100 të ‘Billboard’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

33-vjeçarja ka arritur të thyejë një tjetër rekord në karrierën e saj, duke arritur për herë të parë mbi 50 milionë dëgjues brenda një muaji në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

“Bebe Rexha arrin 50 milionë dëgjues mujorë në Spotify për herë të parë në karrierën e saj”, ka njoftuar një faqe e fansave të saj.

Me këtë shifër ajo arrin të hyjë në listën e shumë pak artisteve femra në histori që e arrijnë këtë sukses. Aktualisht ajo është artistja e 31-të më e dëgjuar në botë, në platformën e muzikës Spotify.

Exit mobile version