UBT News

​Barcelona cakton çmimin e Frenkie De Jong

Barcelona raportohet se është e gatshme dhe shumë e hapur për të dëgjuar ofertat që mund të vijnë nga klubet e mëdha për shërbimet e mesfushorit Frenkie De Jong.

Sipas “Fichajes”, gjiganti spanjoll ka caktuar çmimin për reprezentuesin holandez dhe vlerësimi për atë është 90 milionë euro.

“Blaugranët” janë në kërkim të fondeve të reja për blerje në merkaton e janarit derisa Bayerni dhe Liverpooli kanë kërkuar informacionet për ish-lojtarin e Ajaxit.

Exit mobile version