Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka mbërritur sonte për një vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë.
Portal Avaz shkruan se Baerbock është dashur të vizitojë Sarajevën më 3 mars, por vizita është zgjatur për sot, për çka është njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e BeH.
Vizita e saj duhet të jetë një vazhdimësi e ofensivës diplomatike të Gjermanisë mbi situatën në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon.
Sipas protokollit, Baerbock nesër do të takohet me Biser Turkoviq, ministër i Punëve të Jashtme të BeH-së, por edhe anëtarë të Presidencës së BeH-së dhe anëtarë të dy dhomave të Kolegjiumit të Parlamentit të BeH-së.
Është planifikuar gjithashtu një takim me Christian Shmidt, Përfaqësues i Lartë në BeH.
Ministrja Baerbock një ditë më vonë pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë.