UBT News

​Albina dhe Familja Kelmendi e përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2023. Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Evropës.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut, ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do t’ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme, ju falënderoj shumë”, tha Albina e emocionuar.

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi garën e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës. /RTSH

Exit mobile version