Maqedonia Veriore gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 487 raste të tjera të koronavirusit, si dhe 1 mijë e 487 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka arritur në 198 mijë e 156, prej të cilëve deri më tani 185 mijë e 459 janë shëruar.
Vendi po ashtu regjistroi 15 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 6 mijë e 998 numrin e përgjithshëm të tyre.
Aktualisht numri i rasteve aktive është 5 mijë e 699. Që nga shpërthimi i epidemisë, janë kryer 1 milion e 351 mijë e 460 teste për COVID-19, përfshirë 3 mijë e 491 teste të kryera gjatë ditës së fundit.