Kryetarja e Komisionit Evropian (KE) Ursula von der Leyen do të vizitojë Malin e Zi të shtunën, njoftoi në mbledhjen e sotme të qeverisë, Bojan Vujoviq, drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë për Fondet Evropiane në Ministrinë e Çështjeve Evropiane.
Vujoviq tha se përveç takimeve standarde në dialogun politik, do të organizohet një vizitë në pjesën e ndërtuar të korridorit energjetik trans-ballkanik në Mal të Zi, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, transmeton RTCG.
Dje në Maqedoninë e Veriut, vendin e parë që vizitoi gjatë turneut të saj në rajon, von der Leyen tha se Bashkimi Evropian ka premtuar 500 milionë euro për përmirësimin e infrastrukturës energjetike në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa sot zyrtarja e lartë e KE-së qëndroi për vizitë në Kosovë dhe Shqipëri.