Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ndërsa informohet nga një ekspert hapësinor për mënyrën se si lëshohen satelitët në hapësirë.
Në video, dëgjohet eksperti tek i premton kryeministrit se sateliti i parë shqiptar në hapësirë, Albania 1 do të lëshohet në mars, ndërsa i dyti në muajin qershor.
Kreu i qeverisë deklaroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit, se Shqipëria do të dërgojë në hapësirë dy satelitë që do të jenë shumë të nevojshëm për kontrollin e territorit.
Në video, shihet nisja e një rakete Falcon X të kompanisë së Elon Musk, duke lënë të kuptohet se qeveria mund të ketë arritur marrëveshje me këtë kompani./A2