Dhjetëra fermerë të bashkisë së Vau–Dejesit kanë protestuar sot kundër rritjes së çmimit të naftës dhe moskompensimit nga ana e qeverisë shqiptare.
Ata pretendojnë se janë se janë shpallur fitues për subvencionin, por me pas nuk kanë arritur që ta përfitojnë atë.
Në këto zona, fermerëve po u mungon edhe krahu i punës pasi të rinjtë janë larguar. Për disa minuta, fermerët bllokuan qarkullimin në aksin rrugor Shkodër– Lezhë teksa paralajmërojnë se protestat do të vijojnë gjatë ditëve në vazhdim./tch