UBT News

​Messi pritet të debutojë për PSG në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge

Club Brugge dhe Paris Saint-Germain do të fillojnë sot aventurat e tyre në Ligën e Kampionëve, ku të dyja skuadrat do të përballen në “Jan Breydel” në kuadër të Grupit A.

Gjigandi belg rikthehet në këtë ndeshje nga fitorja 3:0 kundër Oostende, ndërsa PSG në xhiron e fundit e mposhti skuadrën e Clermont me rezultat 4:0.

Kjo do të jetë pjesëmarrja e katërt rresht e Club Brugge në Ligën e Kampionëve, ku fakt interesant është që skuadra belge nuk ka arritur kurrë që të kalojë drejt fazës së eliminatoreve.

Ndeshja e sotme do të jetë përballja e tretë në histori mes këtyre dy klubeve, ku në dy takimet e kaluara fitore ka regjistruar skuadra e PSG-së.

Lista e mungesave të lojtarëve te të dyja klubet është e gjatë, ku për Club Brugge nuk do të paraqiten Izquierdo, Mitrovic, Perez dhe Providence, ndërsa te PSG do të mungojnë Bernat, Dagba, Di Maria, Gharbi, Gueye, Kurzawa, Rafinha, Ramos, Rico dhe Verratti.

Po ashtu, sot pritet që nga fillimi i ndeshjes të startojë edhe ylli argjentinas Lionel Messi, kështu duke e bërë debutimin e tij në Ligën e Kampionëve me skuadrën e Paris Saint-Germain.

Formacionet e mundshme:

Club Brugge (4-3-3): Mignolet; Mata, Mechele, Nsoki, Sobol; Vormer, Rits, Vanaken; Sowah, De Ketelaere, Lang

Paris Saint-Germain (4-3-3): Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Pereira, Herrera, Wijnaldum; Messi, Mbappe, Neymar

Grupi A

21:00 Club Brugge – Paris Saint-Germain (Stadiumi Jan Breydel)

Exit mobile version