Ministria e Kulturës është duke përgatitur dosjen për Eposin e Kreshnikëve, në mënyrë që edhe ai të njihet si trashëgimi kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.
“Eposi i Kreshnikëve me Lahutë” është ambicia tjetër e radhës, e të gjithë grupeve që po na mbështesin dhe e vetë Ministrisë së Kulturës. Patjetër që është një punë e madhe, shumë voluminoze, si dokumentim, por edhe mënyra e përgatitjes së dosjes”, është shprehur ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti gjatë një interviste televizive.
Ajo shtoi se edhe “Kcimi i Tropojës” është përgatitur tashmë dhe dosja është futur në radhët e pritjes për t’u shqyrtuar.
Instituti Kombëtar i Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore ka deklaruar se ekziston tashmë edhe një regjistër i trashëgimisë kulturore jomateriale, në të cilin janë të regjistruara 90 asete dhe ka shpresë që në UNESCO të regjistrohen sa më shumë prej tyre.
Pak ditë më pare, Xhubleta Shqiptare u shpall nga UNESCO trashëgimi kulturore botërore.