Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore më 1 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë nga ora 18:00, ku do të ballafaqohet me San Marinon.
Në prag të kësaj sfide, trajneri Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media, ku ka folur për prurjet e reja në ekip për të cilët ka thënë se e kanë rastin shumë të mirë për të treguar veten për atë se çfarë mund t’i ofrojnë Kombëtares së Kosovës.
“Në këtë konferencë do të flasim për kampin e parë ose për dy ndeshjet e para, ndeshjen kundër San Marinos dhe kundër Maltës. Ne tashmë e kemi publikuar listën e futbollistëve për këto dy ndeshje dhe siç keni mund të shihni mungojnë disa lojtarë që janë pjesë standarde e ekipit kombëtar të cilët mungojnë për arsye nga më të ndryshmet, por edhe prej listës së publikuar kemi prapë disa mungesa të reja, janë mungesat e mbrojtësit Ibrahim Dresevic dhe portierit Aro Muric të cilët kanë probleme shëndetësore. Ibrahim Dresevic ka testuar dje pozitiv me Covid kurse Aro Muriç ka disa shqetësime të tjera shëndetësore dhe e ka ta pamundshme që t’i bashkohet ekipit në këtë kamp. Ne në total kemi grumbulluar 23 futbollistë të cilët mendoj se janë zgjedhja e duhur për këtë kamp dhe për këto dy takime.”, tha fillimisht Challandes.
Trajneri më tutje tha se këto dy ndeshje do të jenë rast shumë i mirë që të dëshmohen lojtarët e rinj që janë ftuar në Kombëtaren e Kosovës.
“Mendoj që nga kjo listë do të jetë rast i mirë që për disa lojtarë të dëshmohen, të tregojnë veten para meje dhe të tregojnë se çfarë janë të aftë të bëjnë për ekipin kombëtar. Kemi disa futbollistë të rinj të cilët mund të jenë interesant për të ardhmen, por po ashtu kemi disa lojtarë që kanë qenë edhe në të kaluarën pjesë e ekipit kombëtar dhe që për një kohë të gjatë pastaj për arsye nga më të ndryshme kanë munguar siç është rasti i Zymer Bytyçit që ka qenë më kombëtaren para disa vitesh në ndeshjen kundër Haitit dhe mendoj që këto dy takime dhe ky grumbullim do të jetë rast për këta pikërisht për këta lojtarë që të tregohen”, theksoi selektori i Kosovës.
Challandes tha se prurjet e reja janë bërë për t’iu treguar lojtarëve aktual se konkurrenca brenda ekipit është shumë e madhe.
“Ka qenë e rëndësishme për mua që të sjellin në ekip disa lojtarë të rinjë që mund ta rrisin ngadalë konkurrencën brenda ekipit, t’iu tregojmë edhe lojtarëve që i kemi aktualisht se ka konkurrencë për secilin pozicion he pikërisht ky ka qenë qëllimi që duke i marrë këta lojtarë të rinjë të rrisim konkurrencën brenda ekipit, të dëshmojmë që brenda ekipit që konkurencë dhe mendoj që ky ka qenë grumbullimi i duhur dhe koha e duhur që t’i sjellim këta lojtarë”, vazhdoi ai.
Në vazhdim Challandes zbuloi në konferencë se në kombëtare janë ftuar edhe Betim Halimi dhe Mirlind Daku.
“Meqë siç e them do të mungojnë Aro Muriç dhe Ibrahim Dresevic për arsye shëndetësore kemi marrë dy lojtarë të rinjë. Me ekipin që nga dita e parë e kampit do të jenë Betim Haliomi dhe Mirlind Daku. Dhe prapë në total kemi 23 lojtarë të grumbulluar për këto dy ndeshje kundër San Marinos dhe Maltës”, zbuloi Challandes.
Në këto dy ndeshje miqësore Challandes tha se ka për qëllim fitoren si dhe që t’iu jap rastin futbollistëve të rinj për t’u dëshmuar.
“Absolutishtë qëllimi i parë mbetet gjithmonë fitorja kurse qëllimi i dytë do të jete t’iu japim rastin disa prej futbollistëve siç e thamë edhe më herët që janë të rinjë në ekip që shpresojmë që do ta rrisin konkurencën brenda ekipit dhe do t’u tregojnë lojtarëve që kanë qenë pjesë e ekipt për kohë më të gjatë që ekziston konkurencë e fortë. Ku është qëllimi ynë, kurse sa i përket formacionit me të cilin do të startojmë do të shohim, do të bisedoj edhe me trajnerin fizik sepse kemi situata të ndryshme meqë jemi në muajin qershor, ka lojtarë që i kanë përfunduar garat me klubet e tyre që 10 ditë, që dy javë, qe një javë, brenda pak ditësh”, tha më tutje Challandes.
Challandes gjithashtu komentoi edhe pakënaqësitë që i kanë shprehur disa lojtarë të kombëtares ndaj tij duke e përmendur rastin e Sergio Ranmos te Spanja se shembullin që duhet ndjekur.
“Benzema ka pasur problem për një kohë të gjatë më Deschamps që nënkupton që kjo është mënyra se si funskionojnë ekipet sportive dhe ne mund të kemi probleme në ndonjë rast, me ndonjë prej futbollistëve po mendoj që duhet të adoptohemi dhe të funsksionojmë në këtë formë sepse kështu funskionojnë ekipet sportive, kështu është jeta e një ekipi sportiv. Po kemi pasur një problem me Paqaradën mirëpo nuk do të thotë që nuk duhet të vazhdojmë përpara. Nuk e kam shumë qartë se çfarë nënkuptohet me kontroll, në çfarë forme duhet të kemi kontroll mbi ekipin. Por, ajo që e thashë edhe më herët që brenda një ekipi sportiv mund të ketë probleme, ndonjëherë lojtarët janë të pakënaqur me mua, ndonjëherë unë jam i pakënaqur me lojtarët por duhet të shkojmë përpara dhe të funksionojmë në këtë formë…Mos të harrojmë rastin e Sergio Ramos, një lojtarë legjendar që tashmë nuk është pjesë e ekipit kombëtarë për kampionatin evropian. Një lojtarë që ka pranuar çdo rol te Spanja. Ka qenë në bankë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë dhe ka luajtur tetë minuta kundër Kosovës. Dhe nëse një lojtar i kalibrit të Sergio Ramos është në gjendje për të pranuar të gjitha vendimet dhe të jetë prapë i gatshëm për ekipin kombëtar, mendoj që të gjithë lojtarët tjerë në botë, përfshirë edhe ata të ekipit tonë duhet ta kenë të qartë që ai është roli i tyre”, theksoi Challandes.
Krejt në fund Challandes komentoi edhe largimin nga kombëtarja të Anel Rashkajt dhe të Atdhe Nuhiut për të cilit tha se ka një falenderim shumë të madh për punën që ata kanë bërë për Kombëtaren e Kosovës
“Absolutisht që po. Mund të them një falënderim për të dy lojtarët që kanë pranuar dhe kanë luajtur me zemër për ekipin kombëtarë por po ashtu kjo është një prej mënyrave se si rrugëton një ekip dhe kjo është mënyra se si duhet të mësohemi që me kohë disa lojtarë duhet të pensionohen dhe duhet të largohen nga ekipi kombëtar”, tha Challandes.