Albana Fico është emëruar drejtoreshë e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ka thënë se Fico do të çojë përpara projektet e mëdha të modernizimit të QSUT-së, raporton atsh.
“Prof. Albana Fico emërohet në drejtimin e QSUT-së, për të çuar përpara projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend. Faleminderit Enkelejdi Jotit për punën në këto vite jo të lehta”, ka thënë ajo.
Fico u emërua në krye të QSUT-së, pas zgjedhjes së Enkelejd Jotit, drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së.
Albana Fico ka qenë drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Fico është diplomuar në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Ajo është autore e disa librave, artikujve të botuar dhe ka prezantuar punime shkencore si në forume kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare.
Fico është fituese e “Medaljes së Artë” në Shqipëri; Çmimi i Ekselencës së Fakultetit 2005, 2006, Instituti Sanford Broën, Nju Jork, SHBA; Çmimi Vjetor AMT 2005 nga (American Medical Technologists), SHBA.